Yuri Kim liderëve politikë: Vetoni kandidatët për deputetë! Keni përgjegjësi për ta! - Vizion Plus
  • 3 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në një kohë kur presidenti Ilir Meta kërkon takim me Edi Ramën dhe Lulzim Bashën për të diskutuar për datën e zgjedhjeve të vitit 2021, ambasadorja amerikane Yuri Kim u ka dërguar një letër liderëve të partive.Në këtë letër, e dërguara e SHBA në Tiranë kërkon nga krerët politikë që të bëjnë kujdes me kandidatët që zgjedhin për deputetë.?Krerët politikë janë përgjegjës për kandidatët që garojnë nën banerët e tyre politikë. Teksa partitë përgatiten për të mbajtur zgjedhjet, ju si liderë partish, duhet të siguroni pajtueshmëri me ligjin shqiptar. Ne inkurajojmë të gjithë partitë politike që të vetojnë kandidatët dhe të nominojnë vetëm ata që janë të kualifikuar dhe respektojnë votuesit shqiptarë. Ndërkohë që individi është përgjegjës të zbulojë historinë e tij kriminale, liderët e partive duhet të sigurojnë integritetin dhe vërtetësinë e deklaratës së atyre që kërkojnë zyrën nën siglën e tyre.?Yuri Kim përsëriti se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në krah të atyre që duan të luftojnë korrupsionin e zyrtarëve.?Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të luftuar korrupsionin dhe për të qëndruar përkrah çdokujt që kërkon të ndalojë zyrtarët e korruptuar të veprojnë me paligjshmëri dhe të mos ndëshkohen. Shtetet e Bashkuara mbështesin Shqipërinë në aspiratën e saj për t?u bashkuar me BE.?Këtë të martë, presidenti Meta ftoi në takim kryeministrin dhe liderin e PD të premten që të konsultohen për datën se kur do të mbahen zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.
Recommended