Top News - Kandidatët demokratë/ Nesër votohet në Gjirokastër

  • 3 years ago
Pas mbylljes së procesit të votimit për kandidat të Partisë demokratike në degën e Kukësit, procesi spostohet të djelën në Gjirokastër. Me pesë mandate, ky qark ka një numër të madh kandidatësh për deputetë. Në listën me 25 kandidatët e propozuar në vend të parë ka dalë Adil Xhelili. Lista mund të votohet në bllok, ose të kontestohet një emër. Pas përfundimit të procesit të konsultimit me anëtarësinë, kandidatët e konfirmuar i nënshtrohen vlerësimit përfundimtar të Komisionit në fazën e tretë. Anëtarët e komisionit votojnë bazuar, kryesisht, në vlerësimin e performancës politike të kandidatit dhe mundësinë e maksimalizimit të votës. Pas këtij vlerësimi përfundimtar, lista me kandidatët që kalojnë fazën e tretë i dorëzohet për vendimmarje finale Kryesisë së Partisë Demokratike. Votimi i së premtes në Qarkun e Kukësit ishte dhe I pari I konsultimti të anëtarësisë , ndërsa sot hedhin votën e tyre për kandidatët demokratët e qarkut të Dibrës. Sekretari i Përgjithshëm I PD-së, Gazment Bardhi, e përshkroi si të suksesshëm votimin në Kukës, ku nenvizoi pjesëmarrjen e lartë prej 69.5%, e cila dëshmon sipas tij gatishmërinë për ndryshim.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Gjirokaster#Kandidatet#TopChannel

Recommended