Çupi: Rama po bllokon Këshillin Politik, me listat e hapura nuk votohet asnjë nga kandidatët e tij
  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews


Këshilli Politik sërish nuk solli dakordësi, sa i përket listave të hapura 100%, koalicioneve parazgjedhore, dhe asistencën e OSBE-ODIHR kërkuar nga opzita.

Mbledhja u ndërpre Damian Gjiknuri, i cili nuk ka pranuar të diskutojë mbi dërgimin e një ekspertize drejt OSBE ODIHR ndërsa PD dhe LSI refuzojnë paketën e propozimeve të socialistëve.

Për ish-deputeten e PD Dhurata Çupi, kryeminsitri Edi Rama po bllokon Këshillin Politik, sepse kërkon të ndryshojë rregullat e lojës pak muaj para zgjedhjeve.

E ftuar në ?Ora News?, Çupi tha se Rama nuk i do listat e hapura, pasi askush nuk i voton kandidatët e tij.

Dhurata Çupi: ?Edi Rama nuk do lista të hapura, sepse nuk fiton askush në listat e hapura të Edi Ramës. Ne kemi kërkuar lista të hapura. Sot, në deklaratën e fundit nga Këshilli Politik, përfaqësuesit e PS, thanë se janë për lista të mbyllura. Ka një tendencë që nga marrëvershja e 5 qershorit, për të shmangur rregullat e lojës, pak muaj para zgjedhjeve. Rama kërkon të ndryshojë rregullat e lojës. Në marrëveshjen e 5 qershorit janë partnerët tanë ndërkombëtare dhe sugjerimet e raportet e OSBE-ODIHR. Sot u pa qartë, u la mbledhja përgjysmë, sepse PS kërkon rregullat e lojës, kërkon të heqë koalicionet. Rama po bllokon Këshillin Politik.?

Sipas saj, kryeministri po përdor të gjitha format që të mos ketë dakordësi në Këshillin Politik, në mënyrë që ta mbajë pushtetin me zor.


Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/cupi-rama-bllokuesi-i-keshillit-politik-me-listat-e-hapura-nuk-votohet-asnje-nga-kandidatet-e-tij/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended