Soreca: Të votohet marrëveshja e 5 Qershorit është prioritet dhe kusht, listat e hapura?Duhet dialog

  • 4 years ago
VLORE - Ndryshimet kushtetuese për listat e hapura dhe koalicionet parazgjedhore, janë jashtë kërkesave të OSBE-ODIHR për reformën zgjedhore, por Bashkimi Evropian kërkon që fryma e diaologut për marrëveshjen e 5 qershorit të vijojë. Nga Vlora, Ambasadori Luigi Soreca tha se BE e njeh rolin e parlamentit edhe përsa i përket miratimit të këtyre elementëve shtesë të reformës zgjedhore.  

Prioriteti që Bashkimi Evropian sheh në politikën shqiptare, është miratimi sa më parë i marrëveshjes së 5 qershorit, si një kusht i panegociueshëm në rrugën drejt anëtarësimit në familjen evropiane.

Siç e dini Bashkimi Europian e ka mirëpritur marrëveshjen politike të arritur më 5 qershor.  Ka qenë një marrëveshje e rëndësishme, një proces gjithëpërfshirës. Tashmë është thelbësore që kjo marrëveshje të miratohet shumë shpejt. Kjo është përparësia, prioriteti, sepse marrëveshja parashikon edhe iniciativa si krijimi i komisionit qendror, po ashtu edhe çështje të tjera që janë shumë të rëndësishme. Prandaj ne ftojmë parlamentin që ta miratojë këtë marrëveshje shpejt. Reforma Zgjedhore është një kusht kyç për të filluar negociatat e anëtarësimit. Ka qenë diçka e bërë e qartë edhe në përfundim të këshillit në mars të vitit 2020. Pa këtë Shqipëria nuk mund të fillojë konferencën e parë ndërqeveritare. Si kusht duhet përmbushur patjetër?, u shpreh ambasadori i BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca

Bashkimi Evropian kërkon që e njëjta frymë diaologu që solli firmosjen e marrëveshjes së 5 qershorit, të vijojë edhe për ndryshimet në kushtetutë, që edhe pse janë jashtë rekomandimeve të OSBE/ODIHR, Soreca u shpreh se BE e njeh rolin e parlamentit në të gjithë procesin e reformës zgjedhore. Një deklaratë kjo, që vjen një ditë pasi presidenti Ilir Meta e quajti ilegjitim parlamentin për të miratuar listat e hapura dhe propozimet shtesë për Kodin Zgjedhor që rrëzojnë ndër të tjera edhe koalicionet parazgjedhore.

Recommended