Basha: Opozita do te mbeshtese listat e hapura 100% me nje kusht…
  • 4 years ago
Pas takimit që zhvilloi këtë premte me aleatët, Lulzim Basha, në një dalje për mediat tha se opozita e bashkuar do të mbështesë listat e hapura 100 përqind, me kushtin që koalicionet dhe formula e shpërndarjes së mandateve të mos ndryshohen.

?Opozita e bashkuar ka mandatuar sot përfaqësuesit tanë në Këshillin Politik që sa i takon kësaj çështjeje të paraqesin qëndrimin e opozitës së bashkuar si vijon: Opozita e bashkuar do të mbështesë hapjen 100 përqind të listave, me kushtin që as koalicionet të mos ndryshohen, por të mbeten kështu siç janë sot dhe për pasojë edhe shpërndarja e mandateve siç është sot, me formulën aktuale të koalicioneve zgjedhore. Ky propozim do të parashtrohet sot në tryezën e Këshillit Politik?

Për kreun e PD, kjo është e drejtë për më shumë se një arsye.

?Së pari sepse nuk mund t?i thuash shqiptarëve po hap listat dhe pjesën fituese ta zgjedhë prap partia. Në 34 deputetë të Tiranës i bie që 11 t?i zgjedhë partia dhe 1 ose 2 do të kenë mundësinë ta zgjedhin shqiptarë. Po imagjinoni qarqe të tjera, Dibrën, Kukësin, Beratin, Gjirokastrën, ku realisht qytetarët nuk do të kenë mundësi të zgjedhin fare. Sepse me ndarjen historike dhe të pritshme qoftë më optimisten apo pesimisten, 1/3 që zgjedh partia, do të thotë që qytetarët nuk do të kenë mundësi të zgjedhin fare?.

Sipas Bashës, ky është një ?mishmash i gatuar nga Edi Rama me synimin e vetëm të prishjes së koalicionit opozitar, tentativë që e ka bërë politikisht dhe tani do ta bëjë me ndryshime të njëanshme kushtetuese. Për këtë të fundit siç ju thashë, opozita e bashkuar është e qartë, kjo është e papranueshme dhe përbën një kërcënim real dhe të rëndë për paqen, stabilitetin, demokracinë dhe natyrisht për integrimin europian të vendit?. /tvklan.al


./tvklan.al
Recommended