Ora News - A do t'i djegë mandatet opozita? Basha: Të gjitha opsionet janë të hapura

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka lënë të hapura të gjitha opsionet në lidhje me protestat, që nisën ditën e djeshme, duke përfshirë edhe propozimin e ish-kreut Sali Berisha për djegie të mandateve.

Basha: Opozita i ka diskutuar në detaje të gjitha opsionet mbeten të hapura. Vendimet e opozitës do të jenë në përputhje me interesin më të mirë të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Një ditë më parë Sali Berisha tha:

"Në parlament me banditë të cilët vënë prita deputetëve mund të ketë vetëm një gjuhë, djegien solemne të mandateve dhe kjo sepse nuk ka ndodhur kurrë që deputetit ti organizohet pritë në parlament. Këto vendimi i merr grupi. Unë po bëj deklaratën time që në këto kushte opozita vetëm sa i largohet pushtetit dhe qëllimeve të saj dhe bëhet një horizont e i pakapshëm kur asaj i dhunohen në këtë mënyrë të drejtat më elementare të saj."

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/do-ti-djege-mandatet-opozita-basha-te-gjitha-opsionet-jane-te-hapura

Recommended