Ora News - Opozita bojkot Parlamentit? Basha: Të gjitha opsionet janë në tavolinë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Me bindjen se negociatat, me këtë qeveri nuk do të hapen as në vitin 2019, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se opozita është e vendosur në aksionin e saj për largimin qeverisë. Me qëllimin për të arritur këtë objektiv, Basha nuk mohoi se si instrument mund të përdoret dhe bojkoti i Kuvendit. Në lidhje me teatrin e ri, Basha i bëri thirrje Presidentit që të refuzojë ligjin ndërsa tha se do përdorë çdo instrument për ta bllokuar. Basha kishte akuza dhe për ndërkombëtarët.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka bindjen se me ketë qeveri, Shqipërisë nuk i happen negociatat me Bashkimin Evropian as në vitin 2019. Sipas tij,vendi është peng i krimit që mbrohet nga Kryeministri.

Opozita, tha ai, është e angazhuar në një aksion të qartë për largimin e qeverisë.

Kryetari i demokratëve nuk mohoi se pjesë e aksionit mund të jetë dhe bojkoti parlamentar.

I pyetur nga mediat se cili do jetë qëndrimi i Partisë Demokratike në seancën parlamentare të 5 korrikut ku është parashikuar miratimi i ligjit për teatrin e ri, Basha dha këtë përgjgije.

Një akuzë kishte dhe për ndërkombëtarët.

Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama, se me ligjin për ndërtimin e teatrit të ri, synon që të marrë 50 përqind të ndërtimeve duke i kujtuar akuzën se në kohën kur ka qënë kryebashkiak për çdo ndërtim merrte 20 përqind.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/opozita-bojkot-parlamentit-basha-te-gjitha-opsionet-jane-ne-tavoline

Recommended