Ora News - Çanë kordonin e policisë para Parlamentit, procedohen 8 persona, 12 janë në kërkim

  • 5 years ago
#oranews
8 pjesëmarrës në protestën para parlamentit janë proceduar nga policia dhe 12 të tjerë janë shpallur në kërkim me akuzën e prishjes së rendit e qetësisë publike dhe kundërshtim të punonjësve të rendit. Nga përplasja në tubim, 2 efektivë janë lënduar ndërsa 8 protestues kanë marrë mjekim për shkak të pasojave të lëna nga gazi lotsjellës. Opozita deklaron se do të analizojë gazin e përdorur prej policisë duke akuzuar se ka qenë jashtë standardeve të lejuara

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 8 persona, pjesëmarrës në protestën e opozitës, pasi çanë me forcë kordonin e policisë dhe i goditën me sende të forta, ku si pasojë 2 punonjës policie mbetën të plagosur. Po ashtu nga protesta kanë marrë mjekim nga gazi lotsjellës 8 shtetas.

Vendimi ndaj tyre është marrë pasi është kryer analizimi i pamjeve filmike, dhe provave të mbledhura nga ekspertët. Në këto raste kodi penal parashikon gjobë, deri në 9 vite burgim.

Gazi lotsjellës i përdorur nga policia për të shpërndarë protestuesit është i tipit ?'MN-01 Muzzle blast', ku nga një kërkim në internet mësohet se është një fishek kimik neutralizues, i destinuar për paralizuar përkohësisht turmën.

Sipas një shpjegimi në faqen e internetit të një kompanie serbe që e prodhon, ai shkakton acarim të fortë, ngacmim të syve, mukozë, kollë dhe frymëmarrje të përshpejtuar, por pa dëmtime të përhershme.

Pas mbylljes së protestës e ftuar në emisionin ?Tempora? në Ora News ishte dhe kryetarja e lëvizjes socialiste për integrim, Monika Kryemadhi, e cila tha se analizat për gazin e hedhur në protestë nga policia do të dërgohen jashtë vendit.

Kryemadhi: Me sa duket ia kemi marrë dorën. Efektet do të jenë gjatë natës. Ndjej dhimbje të kraharorit. Do të marrim analiza dhe do t'i çojmë jashtë Shqipërisë për të evidentuar gazin helmues që është hedhur në protestë. Vetëm në këtë mënyrë mund të Ish-deputetja Kejdi Mehmetaj ka pasur gjendje të vjellash pas marrjes së gazit.

Protesta e opozitës para parlamentit zgjati për rreth 3 orën, ndërkohë që në sallë mbahej seanca plenare, ku të pranishëm ishin vetëm deputetët e mazhorancës. Gjatë protestës pati konfrontime nga protestuesit, të cilët sipas policisë kanë qëlluar me mjete të forta, ndërsa nga ana tjetër policia ka shpërndarë qytetarët me gaz lotsjellës. Ndërsa kryetari i PD akuzoi policinë se provokoi pjesëmarrësit

Të proceduarit:

- A.Sh., 26 vjeç, banues në Tiranë;

- E.Sh., 30 vjeç, banues në Tiranë;

- Gj.L., 44 vjeç, banues në Laç;

- P.L., 62 vjeç, banues në Mamurras;

- A.P., 25 vjeç, banues në Tiranë;

- F.D., 50 vjeç, banues në Tiranë;

- B.B., 20 vjeç, banues në Fushë Krujë;

- O.G., 22 vjeç, banues në Tiranë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/protesta-para-parlamentit-procedohen-8-persona-12-jane-ne-kerkim

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE ...

Recommended