Ora News - Lezhë, gjatë fundjavës 32 leje drejtimi, procedohen 6 persona

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Fundjava gjithmonë sjell shtim të përdorimit të automjeteve për shkak se është dhe piku i sezonit turistik. Por kjo sjell edhe shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor teksa policia vijon kontrollet në të gjithë vendin.

Gjatë fundjavës, u pezulluan 32 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara dhe drejtim mjeti nën efektin e alkolit në Lezhë.

6 shtetas të arrestuar e proceduar, nga të cilët dy të arrestuar në flagrancë për kundërshtim të punonjësve të policisë rrugore, dy të arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur, një i arrestuar dhe një i proceduar për shkak të moshës për drejtim mjeti pa leje Drejtimi

?Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 48 orëve të fundit janë proceduar 6 drejtues mjetesh, pesë prej tyre të arrestuar në flagrancë dhe një tjetër i proceduar në gjendje të lirë, për veprat penale ?Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt? dhe ?Kundërshtim i punonjësit të Policisë?, konkretisht. Janë arrestuar në flagrancë shtetasit: A. L., 21 vjeç dhe B. L., 30 vjeç, banues në Laç, Kurbin. Këta shtetas ndodheshin pasagjerë në mjetin tip ?Benz?, drejtuesi i të cilit nuk kishte vendosur rripin e sigurimit dhe kanë kundërshtuar me dhunë venien e masës administrative për drejtuesin e mjetit? ? njofton policia.

Gjithashtu janë arrestuar dhe shtetasti me iniciale E.K., 22 vjeç banues në Lezhë, dhe shtetasi E.A., 33 vjeç banues në Ferizaj të Kosovës pasi janë kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Janë arrestuar dhe dy shtetas M.Gj., 18 vjeç dhe A. D., 16 vjeç, banues në Lezhë për drejtimin e mjetit pa leje drejtimi.

Janë pezulluar gjatë fundjavës 24 Leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara tej normave të lejuara, deri në 141 km/h, ndërkohë që limiti i shpejtësisë ishte 90km/h, dhe 8 leje drejtimi për drejtim jeti nën efektin e alkolit .

Janë vendosur 45 masa për mos vendosje të rripit të sigurimit, 41 për përdorim të celularit , 17 për mos vendosje të kaskës mbrojtëse dhe 31 masa për parakalime të gabuara dhe si dhe 53 masa administrative për tejkalim shpejtësie por pa masë plotësuese pezullim të patentës.

Policia e Lezhës do vijojë të ushtrojë kontrolle të vazhdueshme në çdo aks rrugor të qarkut Lezhë dhe apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/lezhe-gjate-fundjaves-32-leje-drejtimi-procedohen-6-persona/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended