Report TV - Kontrolle të rrepta gjatë fundjavës, policia arreston 6 persona, heq 66 leje drejtimi

  • 6 years ago
Policia Rrugore e Tiranës si çdo fundjavë ka vijuar kontrollet me Drager e Radar për parandalimin e aksidenteve rrugore. Harta e kontrollit është zgjeruar duke shtuar numrin e testeve të alkoolit të kryera si dhe kontrolli në pika të ndryshme me Radar, në drejtim të shpejtësisë në qendrat e banuara, por edhe në akset interurbane kryesore si ajo Tiranë-Durrës.
Gjate 48 orëve të fundit, si rezultat i kontrolleve të ushtruara, janë pezulluar 66 Leje Drejtimi, si dhe janë arrestuar 6 drejtues mjetesh, nga këta 4 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 2 për drejtim mjeti pa Leje Drejtimi.

Recommended