Top News - Covid, masat në Turqi/ Erdogan heq ndalimin e fundjavës

  • 4 years ago
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka vendosur të anullojë krejtësisht shtetrrethimin e vendosur nga Ministria e Brendshme Turke dhe që ishte njoftuar për këtë fundjavë në 15 provincat më të populluara të vendit. Një masë e tillë ishte lënë në fuqi për fundjavat si dhe festat kombëtare, e qe respektuar edhe për Fiter Bajram, në 24 maj. Por tani, papritmas, presidenti turk ka zgjedhur ta heqë atë plotësisht! Një ditë më parë ndërkohë u njoftua se Turqia planifikon të rikthejë fluturimet ndërkombëtare me rreth 40 shtete në muajin qershor, dhe deri më tani ka arritur marrëveshje paraprake me 15 shtete. Turqia i mbylli kufijtë në kuadër të masave për të luftuar koronavirusin e ri. Fluturimet e brendshme u rikthyen të hënën në disa provinca, ndërsa Ankaraja i ka lehtësuar ndjeshëm kufizimet pas rënies së numrit të të infektuarve. Fluturimet do të rikthehen në pesë faza në muajin qershor, teksa vendi është duke zhvilluar bisedime me 92 shtete për rikthim të udhëtimeve në mënyrë të sigurt.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Turqi#TopChannel

Recommended