Nishani: Ftesa për të larguarit e hapur! Basha i gatshëm të bashkëpunojë me këdo që ndjehet pranë PD
  • 4 years ago
Duket se Partia Demokratike po i shtrin dorën të larguarve nga kjo forcë politike. I ftuar në emisionin "Pa Protokoll" në Report Tv, Kryetar I Ke?shillit Kombe?tar në PD, Bujar Nishani tha se Basha është shprehur i gatshëm për të bashkëpunuar me këdo që e ndjen veten afër PD. Referuar edhe Jozefina Topallit, e cila është një nga kritiket e Lulzim Bashës, Nishani u shpreh se ftesat janë të hapura.

"PD është një parti që në 30 vite të aktivitet të saj politik i ka ofruar politikës shqiptare. Shumë prej tyre nuk janë të përfshirë në struktura organizative, por janë anëtarë të PD. Unë jam i bindur që jo vetëm zoti Ruli, por shumë figura të tjera kanë vend në PD, por nuk janë të mjaftueshëm për politikën shqiptare. Fuqia e tyre është e domosdoshme që të ndërlidhet me vizionet e reja, fytyra të reja që janë të shumta në PD.  Basha në mënyrë të përsëritur ka folur për dëshirën e tij politike për të bashkëpunuar me këdo që e ndjen veten pranë PD. Unë nuk do të dëshiroja që të shikojë raportet si raporte individuale dhe personale. Unë nuk do të doja që kauza të vendosej në raportet personale. Basha është kryetari i partisë, ka mandatin dhe pushtetin për të marrë vendime në emër të PD për aq sa është i deleguar posti i kryetarit të PD. PD është një korpus i madh politik.  Secili ka këndvështrimin e tij dhe unë nuk e gjykoj vendimin që marrin. Kushdo ka të drejtë është i lirë të pozicionohet. Kurrë unë nuk do të doja ta shikoja si raport mes personash. Është raporti i një çështje të një individi përballë një kauze", deklaroi Bujar Nishani.Raporti me Topallin?
"Duhet të shkojmë përtej pikëpamjes personale, përtej interesit të pëlqyeshmërisë apo papëlqyeshmërisë individuale. Vendi ka nevojë për një front të përbashkët përballje. Unë nuk besoj që askush nga emrat që janë kritikë te Basha nuk e konsiderojnë Bashën si të keqe të vendit. Ftesat janë të hapura. Strukturat e PD mund të propozojnë këdo që gjykojnë. Ne kemi kërkuar një proces që të fokusohet tek strukturat. Sot secili ka mundësi për të propozuar", tha Nishani.
Recommended