Deklarata e papritur e deputetit: Nëse Basha do ndryshim sistemi, Bindja mund të bashkëpunojë me të

  • 4 years ago
TIRANE-Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, pjesë e Bindjes Demokratike Andi Përmeti u shpreh në studion e Report Tv përballë gazetarit Besard Jacaj, se është gati që të bashkëpunojë me PD-në dhe Lulzim Bashën, nëse lideri demokrat i bashkohet nismës për ndryshimin e sistemit zgjedhor, pra hapjen e listave. "Duhet të ndajmë cfarë nënkupton kjo ftesë (nga PD), që dikush të vijë kryeministër duke hequr një tjetër, apo një tentativë për të ndryshuar sistemin politik shqiptar duke e bërë më të mirë. Unë jam gati, këtë e them edhe si përfaqësues i Bindjes, të bashkëpunoj që sot me Bashën me kushtin që të kërkojë ndryshimin e sistemit dhe listat e hapura. Nëse Basha i bashkohet lëvizjes së të gjithë faktorëve politikë, që kërkojnë ndryshimin e sistemit. Kjo është bashkimi i forcave për të ndryshuar sistemin dhe Shqipërinë. Nëse e ndryshojmë të vetëm, Basha pastaj mund të dojë të bashkohet me ne. Një koalicion që në themel ka një vlerë. Kush i bashkohet kësaj beteje është në një front të madh opozitar dhe kundër qeverisë" tha ai.

Recommended