Malaj: Deklarata e Ramës që mund të rimbyllë vendin, rrit pasiguritë dhe paqartësitë për ekonominë
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews



Në një intervistë për Ora News, eksperti i ekonomisë Arben Malaj tha se deklarata e kryeministrit Rama se do ta mbyllë sërish vendin nëse rritet numri i të infektuarve me Covid-19, rrit pasiguritë dhe paqartësitë për ekonominë.

Arben Malaj: ''E para dhe mbi të gjitha, edhe biznset, bankat dhe invividët veprojnë brenda një ambienti shoqëror pastaj ekonomik. Fatkeqësisht kryeministri Rama, dje kërcënoi se nëse numri i të infektuarve rritet, do ta mbylli sërish Shqipërinë. Në fakt, ky qëndrim i Ramës i rrit pasiguritë, i rrit paqartësitë, është burim lodhje, burim frike, dhe në fund është një burim i një dhune psikologjike dhe shtetërore. Nëse ambienti i përgjithshëm do jetë i sunduar nga negativiteti dhe dhuna në rritje e kryeministrit, sigurisht që ndikon që axhendat ekonomike do kenë vështirësitë e tyre. Shqipëria nuk ka dy mundësi. Shqipëria ka vetëm një mundësi, të arrijë të mbështesë rritjen e ekonomisë në kushtet e pandemisë, dhe ditë pas dite e hap pas hapi të renduktojë rastet e e infektuara dhe risqet e pandemisë, e të hapë gjithnjë e më shumë ekonominë.''

Përsa i përket anketimit të kryer me bizneset ku 32% e tyre nuk kanë aplikuar për kredi sovrane por mbahen me kursimet e tyre, Malaj u shpreh se kjo tregon se bizneset hezitojnë të ndërmarrin risk.

Sipas tij, pati vonesa në shpërndarjen e paketave të ndihmës për qytetarët.


Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/malaj-deklarata-e-rames-qe-mund-te-rimbylle-vendin-rrit-pasigurite-dhe-paqartesite-ekonomin

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended