Mjekët shqiptarë në Europë: Maskat të bëhen të detyrueshme, të gatshëm të bashkëpunojmë me ekspertët

  • 4 years ago
Nisur nga rritja e shifrave me COVID së fundmi, Federata e Mjekeve Shqiptarë në Europë u bën thirrje të gjithë shqiptarëve që të mos e nënvlerësojnë rëndësinë e situatës dhe rrezikshmërinë e përhapjes së virusit. Ata theksojnë se qytetarët shqiptarë duhet t'u kthehen rekomandimeve të OBSH-së, Insituteve të Shëndetit Publik, për mbajtjen e maskave, distancën dhe higjienën personale.

Mjekët rekomandojnë që maska të bëhet element i domosdoshëm i lëvizjes së qytetarëve , sidomos në vendet e mbyllura dhe mos mbajtja e saj të sanksionohet me ligj. Gjithashtu rekomandon që të zbatohen pa humbur kohë protokollet e përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë si dhe të bëhet riorganizimi i çdo sektori ekonomik dhe social duke u përmbajtur kushteve për parandalimin e virusit.

Recommended