Ora News - Koronavirusi, Basha: Nuk është koha për propagandë të flasin mjekët e ekspertët

  • 4 years ago
#rtvora #oranews


Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Baha doli në konferencë për mediat, ku foli lidhur me situatën e koronavirusit. Kryedemokrati u shpreh se zhvilloi gjatë të hënës takime me specialistë të fushës së mjekësisë, ndërsa theksoi se PD po monitoron situatën. Basha i drejtoi disa mesazhe autoritete shëndetësore dhe qeverisë në lidhje me masat që duhet të merren për të përballuar çdo situatë emergjente. Basha i bëri apel shtetit të lërë propagandën, pasi ata që duhet të flasin janë ekspertët.

Lulzim Basha: Gjatë ditës së sotme kemi pasur disa takime me ekspertët më të rëndësishëm të fushave të sëmundjeve infektive, specialistët të departamentit të shëndetësisë në PD. Kemi ndjekur hap pas hapi zhvillimet në terren. Sot kam për ju disa mesazhe që dua t`i përcjellë përmes medias. Sot është koha të flasin mjekët, ekspertët dhe specialistët. Të hartohet plani i detajuar i masave konkrete. T`u vihet në ndihmë të rrezikuarve. Duhet krijuar një regjistër i personave që vijnë nga zonat e infektuara. Nuk është koha për propagandë. Qeveria dhe institucione ka detyrën të veprojnë në mbështetje të tyre.

Gjithashtu, Basha u shpreh se Partia Demokratike do të vijojë monitorimin e situatës, ndërsa theksoi që vendi ka ekspertë për të përballuar çdo vështirësi. Ndërkohë, ai u kërkoi dheqytetarëve të jenë të kujdesshëm duke mos neglizhuar shenja të shfaqjes së gripit.


Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/koronavirusi-basha-nuk-eshte-koha-propagande-te-flasin-mjeket-e-ekspertet

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended