Maskat bëhen të detyrueshme në ambientet e mbyllura - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në një kohë kur Shqipëria numëron 3.667 të infektuar dhe 97 viktima, është marrë vendimi që maska të jetë e detyrueshme në ambientet e mbyllura. Vendimin e njoftoi ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nga qendra shëndetësore numër 8 në Tiranë.?Maskat ose barrierat e mbrojtjes prej tekstili do të jenë të detyrueshme të mbahen në ambientet e mbyllura nga çdo qyteta. Me vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve kemi vendosur që maskat/barrierat mbrojtëse, ashtu siç i kemi përcaktuar të jenë të detyrueshme në transportin publik apo në aktivitetet me rrezikshmëri të lartë, tashmë do të jenë të detyrueshme për të gjithë individët për t?u përdorur në ambientet e mbyllura. Do të jetë një përgjegjësi më shumë e të gjithë qytetarëve, për të mbajtur barrierat mbrojtëse, kudo në ambientet e mbyllura. Të gjithë ata individë që nuk do ta përdorin barrierën mbrojtëse, sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, do të penalizohen.?Ministrja tha se të gjithë ata që janë spekptikë për përmasat e sëmundjes dhe atë çfarë shkakton, mund të shkojnë në spitalin Infektiv të shohin nga afër gjendjen.

Recommended