Maskat mbrojtëse të detyrueshme në çdo ambient të mbyllur, 2 mijë lekë gjobë kush thyen rregullin

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Tashmë çdo qytetar i cili nuk do të mbajë maskë në ambientet e mbyllura do të penalizohet me gjobë. Ky vendim i qeverisë vjen në një kohë kur nurmi të infektuarve me koronavirus është i lartë, dhe përdorimi i maskës shihet si një masë që do të frenojë përhapjen e Covid-19.

Qeveria shqiptare vendosi këtë të mërkurë të bëjë të detyrueshme përdorimin e maskave apo barrierave mbrojtëse prej tekstili në ambientet e mbyllura.

Ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu, në një dalje për mediat, u shpreh se të gjithë ata që nuk do e respektojnë këtë masë parandaluese përhapjes së koronavirusit do të gjobiten.

Ogerta Manastirliu: ?Nëpërmjet vendimit të sotëm të qeverisë dhe aktit normativ, detyrimi për përdorimin e maskave jo mjekësore/barrierave mbrojtëse për mbrojtjen ndaj transmetimit të COVID 19 do të jetë detyrim për çdo individ në të gjitha ambjentet e mbyllura. Në rast të mosrespektimit të këtij deryrimi, Policia e Shtetit, policitë bashkiake, strukturat e inspektoriateve shtetërore, do të penalizojnë me gjobë shkelësit.?

Duke bërë nëj analizë të situatës që po kalon vendi ynë për shak të pandemisë, Manastirliu përmendi edhe një herë rihapjen e spitalit ?Shefqet Ndroqi? në spital Covid 2, ndërsa deklaroi se shumë shumë shpejt do të hapet edhe laboratori i dytë për kryerjen e tamponëve në ambientet e QSUT.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/maskat-mbrojtese-behen-te-detyrueshme-ne-cdo-ambient-te-mbyllur-20-mije-leke-gjobe-kush-thyen-rregullin/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended