Top News - Maskat po bëhen normë! Ekspertët: Ndihmë për botën e krimit

  • 4 years ago
Ndërsa vendet perëndimore fillojnë të zbusin gradualisht izolimin, po bëhet gjithnjë e më e qartë se shoqëritë nuk do të mund të kthehen në asgjë që i ngjason jetës para Covid-it.

Për habi të shumë politikanëve, popullatat perëndimore i janë bindur në një masë të madhe udhëzimeve për të qëndruar në shtëpi. Në fakt, përpjekjet e izolimit në shumë vende kanë qenë aq efektive sa qeveritë tani po mendojnë që ti heqin kufizimet gradualisht pa shokuar qytetarët e bindur. Ditët e fundit, kryeministri britanik, Boris Johnson, foli për një mënyrë sipas të cilës qytetarët mund të ndjehen mirë ndërsa dalin nga izolimi: maskat e fytyrës.

?Në kuadër të daljes nga izolimi, unë mendoj se mbulimi i fytyrës mund të jetë i dobishëm?, tha Johnson në fillim të këtij muaji duke pretenduar se maskat mund të ndihmojnë për t?i dhënë publikut vetëbesimin se mund të rikthehen në punë.

Por, perspektiva e një shoqërie të re, në të cilën publiku fsheh fytyrën ka pasoja të gjera për krimin dhe sigurinë, por edhe për ndërveprimin social. Për ekspertët, problemi kryesor i njerëzve me maska mund të ndihmojë keqbërësit. Përdorimi në masë i maskave bën që ata të mos ngjallin më dyshime. Kjo mund të duket e ekzagjeruar në disa vende aziatike që e kanë pësuar nga Sarsi dhe epidemi të tjera, ku maskat janë normale prej një dekade.

Por, kohët e fundit po shtohen provat për krime të kryera nga keqbërës të maskuar në SHBA dhe Evropën Perëndimore. Shembuj vijnë nga Spanja, ku Ministria e Brendshme arrestoi një person, terrorist i ISIS, që kish filluar të lëvizte lirshëm jashtë për shkak të pandemisë, i mbuluar me maskë. Ekspertët thonë se përdorimi i maskave mund të vështirësojë edhe hetimet kriminale pasi njohja faciale është një pjesë e rëndësishme në gjurmimin e kriminelëve.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#BorisJohnson#Maska#TopChannel

Recommended