Rama 'detyrë' komuniteteve fetare: Referojuni vendeve të tjera dhe sillni propozime për hapjen

  • 4 years ago
TIRANË- Kryeministri Edi Rama u ka lënë "detyrë" përfaqësuesve të të gjithë komuniteteve fetare që të shohin eksperiencën e vendeve të tjera dhe të sjellin propozime konkrete mbi mënyrën se si mund të objekteve të kultit për besimtarët.

Në mbledhjen që zhvilloi online, pas peticiont të besimtarëve, me përfaqësuesit, kreu i qeverisë shtoi se hapja do të jetë graduale pas 18 majit dhe se do të jenë vetë ata që do të zgjedhin mënyrën, por duke pasur në vemendje sigurinë shendëtësore të të gjithë qytetarëve që do të frekuentojnë kishat dhe xhamitë. Më pas, propozimet e sjella do të shqyrtohen nga Komuniteti i Ekspertëve dhe do të jenë ata që do të thonë fjalën e fundit.

Recommended