Rama takim online me drejtuesit e komuniteteve fetare

  • 4 years ago
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar paraditen e sotme një takim online me drejtues të komuniteteve fetare.

Kreu i qeverisë u ka kërkuar përfaqësuesve të lartë të klerit shqiptar që të propozojnë mënyra për të nisur hapjen graduale për besimtarët të cilëve t?u krijohet mundësia të kryejnë shërbesat e tyre.

E rëndësishme sipas kryeministrit është që paralel me hapjen, të garantohet dhe shëndeti i besimtarëve dhe parandalimi i përhapjes së Covid-19.

?Ju do të na ndihmoni me ide konkrete, si mund të bëhet e mundur një hapje modeste për besimtarët myslimanë në kushtet kur duhet garantuar distanca. Pra gjithë mekanizmi në funksion të hapjes graduale të veprimtarisë suaj dhe nga ana tjetër garantimit të shëndetit të njerëzve?. /tvklan.al

Recommended