Ora News - Apeli per banoret prane shtrateve te lumejve: Ju lutem largohuni menjehere

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministria e Mbrojtjes i ka bërë apel të gjithë banorëve, banesat e të cilëve ndodhen pranë shtrateve të lumenjve të evakuohen.

Dua t?i bëj thirrje të gjithë banorëve në zonat e prekura nga reshjet, të gjithë atyre që banojnë shumë pranë shtretërve të lumenjve, në afërsi të digave apo në zona që, historikisht rrezikojnë përmbytje: ju lutem largohuni menjëherë nga banesat tuaja dhe bashkëpunoni me Forcat e Armatosura dhe strukturat e emergjencës për tu evakuar.E përsëris këtë thirrje pas rikonfirmit nga ana e Emergjencave Civile dhe Institutit të Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit për shtim të intensitetit të rreshjeve gjatë orëve në vijim, cka mund të sjellë rritje të nivelit të ujit në shtretërit e lumenjve. " ishte apeli i ministres Olta Xhaçka ora 11: 32

Gjatë ditës së sotme pritet rëndim i gjendjes, veçanërisht në pjesën jugore të vendit. Po merren masa për menaxhimin e situatës në basenet e lumenjve Vjosë, Shkumbin dhe Seman ku priten edhe prurje të shtuara. Në disa segmente të këtyre lumenjve po merren masa për të organizuar evakuim të banorëve të rrezikuar, duke filluar nga zonat që preken nga lumi Vjosë.


Ora 11: 30 315 persona te evakuar deri tani

500 efektivë të Forcave të Armatosura u angazhuan për menaxhimin e situatës në zonën më të prekura nga moti i keq, kryesisht në qarkun e Tiranës, Durrësit dhe Gjirokastrës.

"Deri në momentin që flasim, efektivët tanë të komandës mbështetëse, forca tokësorë, policia ushtarake dhe batalioni mbështetës i Shtabit te Përgjithshëm kanë mundur të evakuojnë 315 persona.

250 prej tyre kanë qenë të bllokuar në autostradën Tiranë ? Durrës, Qafën e Kasharit e Valias, ndërsa pjesa tjetër në fshatrat e Krujës. Vetëm pak më parë efektivët e Forcave të Armatosura kanë evakuar një foshnje 5 muajshe dhe nënën e tij në zonën e llixhave në bashkinë Kruje. Aktualisht në Qendrën Shëndetësore të Komandës së Forcës Tokësore në Zallherr, po marrin ndihmën e duhur 13 personat e evakuar nga FA pak përpara mesnatën në Valias."

Për më shumë lexoni në: http://145.239.2.153/article/apeli-banoret-prane-shtrateve-te-lumejve-ju-lutem-largohuni-menjehere

Recommended