Letra për Kenedin: Ju lutem, shpëtoni babagjyshin

  • 4 years ago
Në 1961, në zemër të luftës së ftohtë, bashkimi sovjetik planifikon të testojë një bombë bërthamore duke e hedhur në qarkun polar arktik.


Presidenti i Shteteve të bashkuara John F Kenedi, merr një letër nga Michelle Rochon, 8 vjec, nga Micigani. Është e shqetësuar për banorin më të famshëm të polit të veriut. Ju lutem, mos i lejoni rusët të bombardojnë polin e veriut. Do të vrasin babagjyshin.

Përgjigjja e shkurtër por e prerë e JFK për vogëlushen, është ekspozuar këtë muaj në librarinë presidenciale John F Kennedi dhe muzeun e Bostonit. Mos u shqetëso për babagjyshin ? i shkroi presidenti më 28 tetor 1961. Dje fola me të dhe është mirë. Do të bëjë sërish xhiron e tij këtë vit.
Kenedi shton se i ka shprehur bashkimit sovjetik shqetësimin për testin. ?Jo vetëm për polin e veriut, por për vendet e të gjithë botës; jo vetëm për babagjyshin, por edhe për njerëzit e të gjithë botës?.

Vogëlushja e atëhershme, tani është e madhe dhe quhet Filips. Nuk kishte menduar kurrë që letra e saj do të kish tërhequr aq shumë vëmendje, siç ndodhi në atë kohë. Isha thjeshtë e shqetësuar për babagjyshin ? tha ajo për Boston Globe.

Dy ditë pasi Kenedi shkroi letrën e tij, më 30 tetor 1961, sovjetikët lëshuan bombën Zar, bombën më të fuqishme me hidrogjen të testuar ndonjëherë. Ajo ra në veri të rrethit polar arktik. Presioni i shpërthimit ishte gjashtë herë më i madh se ai i Hiroshimës, me kolonën e tymit që u ngrit në 64 km lartësi dhe që u pa nga kilometra të tërë largësi. Në deklaratat zyrtare që shkëmbyen shtetet e bashkuara dhe bashkimi sovjetik, askush nuk përmendi më, babagjyshin.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kenedi#TopChannel

Recommended