Me sëmundjen e rëndë dhe rrethuar nga varfëria, nëna e 2 fëmijëve: Ju lutem më ndihmoni
  • 4 years ago
Mes sëmundjes së rëndë dhe varfërisë. Kjo është historia e Valbona Muçajt nga fshati Peshan i Madh i Fierit. 37-vjeçarja ka kryer pesë ndërhyrje kirugjikale në kokë pasi është diagnostikuar me tumor. Një ndërhyrje e ka kryer në Shqipëri dhe katër të tjerat në Greqi.

Por krahas sëmundjes së rëndë Valbona duhet të përballet çdo ditë me varfërinë. Një shtëpi me mure të rëna dhe një çati e vjetër është streha ku Valbona me bashkëshortin, 2 fëmijët e saj dhe vjehrrën jeton. E ardhura e vetme për këtë familje me 5 anëtarë është vetëm 10 mije lekë që Valbona merr nga kempi.
Recommended