Nena: Ju kerkoj ndjese femijeve te mi qe....

  • 4 years ago
Feride Tahiri është nga Kosova dhe prej vitesh jeton në Gjermani. Ajo është nënë e 4 fëmijëve dhe në rubrikën ?Ka një mesazh për ty?, në Tv Klan tregoi se djali i saj i dytë kaloi një temperaturë të lartë, 3 javë pas lindjes dhe si pasojë pësoi paralizë celebrale.
Feride harroi familjen, 2 fëmijët e tjerë dhe gjithë përkushtimi i saj iu dedikua djalit. Ajo u përpoq që të gjente kurim për vogëlushin e saj, por pa rezultat.
Ferideja tregon se pas 7 vitesh nga sëmundja e djalit, erdhi në jetë fëmija i katërt Etniku.
Ferideja së bashku me familjen e saj vendosën të shkonin në Gjermani. Kur u kthyen në Shqipëri dhe shkuan në një dasëm, Ferideja me bashkëshortin njohën një çift, të cilët e prezantuan me vajzën, që djali i saj Miloti u martua.
Lumturia në familjen e tyre është e madhe, por Ferideja ka peng në zemër që nuk iu ka qëndruar pranë 3 fëmijët e tjerë dhe veçanërisht djalit të vogël Etnikut. Prandaj ajo e ka thërritur atë në studio dhe gjithashtu kërkon prej tij që të martohet me një vajzë shqiptare.
Në studio, Etniku suprizohet kur shikon mamanë e tij dhe kërkesës së saj i përgjigjet: Meqë kam ardhur deri këtu, kam ardhur për të plotësuar ty dëshirën dhe nuk ta prish për asgjë.

Recommended