Nëna e dy femijeve: Me denuan me 5 vjet burg se shita shtepine qe kisha blere

  • 4 years ago
Emisioni ?Historia ime?, në Tv Klan solli ditën e sotme problemet me të cila është përballur 54-vjeçarja, Suzana Hoxha pas blerjes së një hyrje në një pallat në zonën e Freskut. Ajo tregon se shtëpia u ble me dokumente të rregullta, por kur kishin shkuar për ta rregulluar, brenda saj kishin gjetur njerëz të tjerë, që u shprehën se ishte shtëpia e tyre.
Personi që i kishte shitur shtëpinë, tha se kishte ngatërruar apartament dhe e drejtoi në ca hyrje të tjera që gjithashtu ishin të banuara. Pa asnjë mbështetje dhe orientim sepse çdo derë ku trokiti nuk i dha zgjidhje vendosi ta shiste që të merrte lekët që kishte paguar.
Por në këtë moment, e thërrasin në Prokurori dhe pas gjyqit të bërë, Suzana dënohet me 5 vite burg, për shitjen e shtëpisë e e kishte blerë me lekët e saj.

Recommended