PD përkujton të zhdukurit nga komunizmi, Basha: Kërkoj ndjesë që nuk u gjetëm eshtrat

  • 6 years ago
Partia Demokratike ka përkujtuar sot të zhdukurit e komunizmit. Nga Muzeu Kombëtar, kreu demokrat, Lulzim Basha, kërkoi ndjesë para ish të përndjekurve dhe u zotua që PD do të shembë diktaturën e krimit dhe të luftojë për gjetjen e eshtrave të të rënëve të asaj kohe.

Duke hedhur akuza të forta ndaj qeverisë, Basha deklaroi se çështjet e të përndjekurve nuk mund të zgjidhen nga persekutorët Edi Rama, Fatmir Xhafaj e Gramoz Ruçi, apo dhe Rilindja e krimit, por PD është vendi i duhur. Ai ju bëri thirrje të gjithë ish të përndjekurve dhe demokratëve të bashkohen nën siglën e PD për të zgjidhur këto çështje.

?Ne vazhdojmë të paguajmë çmimin e rëndë të harresës dhe mosmirënjohjes. Kjo nuk është vetëm një çështje të përndjekurve politikë. Kjo është një çështje nëse kombi do të vazhdojë të jetojë sipas vlerave evropiane, apo do të shkatërrohet dhe Shqipëria do të zbrazet si një familje që nuk di të nderojë pjesëtarët e vet. Sakrifica e shqiptarëve përkthehet në mijëra të ekzekutuar me gjyq dhe pa gjyq, me qindra e mijëra të internuar për fjalën e lirë. Krimi komunist shqiptar është krimi më i rëndë komunist në Evropë, por akoma më e rëndë është zhdukja e gjurmëve të krimit.

Recommended