Wake Up/ Sondazhi:Shqiptarët besojnë më shumë te institucionet fetare, ushtria dhe policia

  • 4 years ago
PNUD dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim prezantuan dje në Tiranë gjetjet e sondazhit ?Besimi në Qeverisje 2019?, i cili mblodhi dhe analizoi perceptimin publik në çështje si: besimi në institucionet publike, transparenca dhe llogaridhënia institucionale, korrupsioni, niveli i përfshirjes qytetare në politikëbërje dhe vendimmarrje, kënaqshmëria me ofrimin e shërbimeve publike dhe zbatimi i ligjeve dhe politikave për mbrojtjen nga diskriminimi. Sondazhi u krye gjatë muajve nëntor-dhjetor 2019, me 2500 të anketuar.
Për shumë institucione të vlerësuara, duke përfshirë qeverinë qendrore, parlamentin dhe institucionet ndërkombëtare, trendi ndër vite tregon se niveli i besimit është rritur midis viteve 2015 dhe 2017 dhe është ulur midis viteve 2017 dhe 2019.
Ndërsa niveli i besimit në gjyqësor (prokuroria dhe gjykatat) është rritur përgjatë viteve të fundit, edhe pse këto institucione perceptohen si më pak të besuara.
Gjetjet e sondazhit të vitit 2019 tregojnë se institucionet që gëzojnë besimin më të madh janë institucionet fetare (65.6%), ndjekur nga forcat e armatosura (59.4%), Policia e Shtetit (54.6%), institucionet arsimore (57.3%) dhe sistemi shëndetësor (51.4%). Institucionet/organizatat ndërkombëtare si NATO, OKB dhe BE renditen si institucionet më të besuara nga pjesa më e madhe e qytetarëve shqiptarë.


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended