Wake Up/ Shkodra, zonë e kuqe: Në hyrje-daljet e qytetit policia dhe ushtria nuk lejojnë kalimin

  • 4 years ago
Katërmbëdhjetë bashki në vendin tonë nga dje konsiderohen si zona të gjelbra, duke dalë nga regjimi i KOVID-19 që prej më shumë se dy muaj ka pasur ndikimet e veta. Bashkitë në fjalë janë Lushnjë, Patos, Roskovec, Korçë, Has, Kukës, Lezhë, Mirditë, Fushë-Arrëz, Malësi e Madhe, Pukë, Vau i Dejës, Kavajë dhe Vorë, me të njëjtat rregulla.
Deri më tani në këto bashki bien në sy dy detaje. E para ka të bëjë me shtimin e numrit të lëvizjeve të qytetarëve dhe makinave, ndërsa e dyta është mos respektimi i masave të sigurisë. Siç duket qytetarët në këto bashki nuk e kanë kuptuar se dalja nga zona e kuqe nuk do të thotë mosrespektim i masave të sigurisë. Shkodra si bashki mbetet zonë e kuqe, ndërsa 4 bashkitë e tjera të Qarkut janë të gjelbra. Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot dje për vetëm katër raste të reja me KOVID-19. Një nga rastet është në qytetin e Shkodrës; personi i infektuar është një infermier në Sanatoriumin e spitalit të Shkodrës. Gazetari i TCH, Klodian Zhivani raportoi se në hyrjet dhe daljet e qytetit të Shkodrës, janë vendosur patrulla policie dhe ushtrie për ta parandaluar kalimin e qytetarëve nga zonat e kuqe në zonat e gjelbra dhe anasjelltas.


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel