Top News - Qytetaret e Kosovës/ Më shumë besim të institucionet
  • 4 years ago
Qytetarët e Kosovës kanë shënuar rritje të kënaqshmërisë ndaj punës së institucioneve kyçe ekzekutive dhe legjislative në vend. Sipas anketës Pulsi Publik të realizuar nga UNDP, kënaqshmëria e regjistruar me punën e ekzekutivit është 60.7%, që përbën një rritje prej 46.3 pikë përqindje nga anketa e nëntorit 2019 kur ishte 14.4%.Gjetjet e kësaj ankete tregojnë se 65.4 % e qytetarëve janë të kënaqur me punën e kryeministrit, derisa 72.4 % është kënaqshmëria me punën e kryetares së Kuvendit të Kosovës. Ndërkaq, përkundër rritjes së niveleve të kënaqshmërisë me institucionet kyçe, ka rritje të pakënaqshmërisë me drejtimin politik të Kosovës. Më shumë se gjysma e të anketuarve (62.8%) janë të pakënaqur ose shumë të pakënaqur me drejtimin aktual politik të Kosovës. Ndryshe, sipas të dhënave të anketës sipas përkatësisë etnike, tregojnë se COVID-19 ka ndikuar negativisht në mirëqenien ekonomike të të gjithakomuniteteve etnike. Sipas rezultateve, 65.7% e shqiptarëve dhe serbëve dhe 74.5% e pjesëtarëve të komuniteteve të tjera të Kosovës raportuan ndikim negativ të COVID-19 në mirëqenien e tyre ekonomike.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kosovo#TopChannel
Recommended