Covid-19 ne institucionet e Kosoves | Lajme-News

  • 4 years ago
Pas Kryeministrit Avdullah Hoti edhe zëvendësi i tij Driton Selmanaj ka rezultuar pozitiv në Covid-19. Zv/kryeministri Selmanaj thotë se është asimptomatik ndërsa do të vazhdojë t'i kryejë punët e qeverisë nga shtëpia për dy javët e ardhshme.
Por nuk janë vetëm Kryeministri dhe Zv/Kryeministri të prekur me Covid-19.
Shumë politikanë në Kosovë janë prekur nga ky virus duke nisur nga kreu i LDK-së Isa Mustafa, i cili pas trajtimit tre javësh në shtëpi është shëruar dhe ka rezultuar negativ.
Nga kjo parti politike me Covid ishin edhe disa deputetë të Kuvendit të Kosovës përfshirë shefin e Grupit Parlamentar Arben Gashi, deputetin Haxhi Avdyli, ish-ministrin Lumir Abdigjiku dhe Lutfi Zharkun.
Pozitiv në Covid-19 ditë më parë ka rezultuar edhe kreu i PDK-së, Kadri Veseli, i cili është duke u trajtuar në shtëpi, pastaj deputetja Eliza Hoxha, e cila për disa ditë kishte qëndruar në spital dhe ish-ministri Arsim Bajrami.
Nga radhët e AAK-së Covid-in e kanë kaluar Albena Reshitaj e Rasim Selmanaj.
Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani në Kosovë nga Covid-19 janë prekur 9 274 persona ndërsa 3815 raste janë aktive. Për fat të keq 269 persona nuk i mbijetuan këtij virusi, 13 prej tyre vetëm në 24 orët e fundit.
Për të ndihmuar Kosovën në luftën kundër pandemisë Bashkimi Evropian ka dhuruar 30 respiratorë, ventilatorë dhe pajisje të tjera që kapin vlerën e 900 mijë eurove.
Aktualisht në klinikat e QKUK-së dhe spitalet rajonale janë duke u trajtuar 627 pacientë, prej tyre 50 janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended