Qeveria e Kosoves, ne mbeshtetje te Ferronikelit | Lajme-News
  • 4 years ago
Kryeministrit i Kosovës, Avdullah Hoti ka vizituar kompaninë e metalit Ferronikeli në Drenas, duke ofruar përkrahjen e qeverisë, veçanerisht në këtë kohë pandemie.

Tha se Ferronikeli ka rëndësi strategjike për Kosovën për shkak të nivelit të lartë të eksporteve që ka dhe shprehu besimin se drejtuesit e kësaj kompanie kanë përvojën e duhur për të depërtuar në tregjet ndërkombëtare.

?Sa na përket neve si qeveri, do të ketë gjithë mbështetjen e nevojshme në bazë të ligjeve në fuqi për të përkrahur këtë kompani?.

Drejtuesi i kompanisë, biznesmeni Samir Mane garantoi se Ferronikeli do të bëjë gjithçka për të hyrë në tregjet ndërkombëtare edhe pse situata nuk është e favorshme.

?Koha nuk është më e mira për Ferronikelin, padyshim ne do të bëjmë atë që na takon neve për të depërtuar në tregjet ndërkombëtare. Çmimi për momentin është i ulët por besoj që ekonomia botërore do të ngrihet?.

Ferronikeli është kompania më e madhe eksportuese e metaleve në Kosovë, e privatizuar në vitin 2006.

Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended