Top News - Superoperacion në Itali/ 37 të arrestuar, hetimet nga SPAK

  • 4 years ago
Plot 37 persona janë arrestuar gjatë një operacioni të përbashkët të Departamentit të Antimafias Italiane dhe autoriteteve shqiptare. Që të gjithë të prangosurit akuzohen për trafik ndërkombëtar droge. Arrestimet u kryen në Itali dhe Shqipëri, ndërsa gjatë hetimeve në kohë të ndryshme janë sekuestruar 3 tonë e gjysmë droge, që kap një vlerë prej 40 milionë euro.
Hetimet ka çuar në sekuestrimin e 3 ton e gjysmë drogë të llojit marijuanë, hashash e kokainë e vlefshme për të përgatitur 7 milionë doza drogë. Gjithashtu është dhënë urdhër për sekuestrimin e një pasurie me vlerë 4 milionë euro.

Operacioni i përbashkët u krye pas hetimeve të operacioneve të koduar "Kulmi" e "Shefi". Operacioni i drejtuar nga Antimafia e Barit u zhvillua në bashkëpunim me repartet e Antimafias, të Policisë së Shtetit e të Guardia di Finanzës së qyteteve Foggia, Lecce, Bologna, Roma, Napoli e Catanzaro, si dhe në bashkëpunim me Autoritetet Shqiptare, me Criminalpol, me zyrën ndërlidhëse të Interforze në Tiranë e me koordinimin e Eurojust. Ndërkohë, në këtë operacion është përfshirë edhe SPAK, që ka dorëzuar dokumentacionin e plotë për këtë veprimtari kriminale.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#GuardiadiFinanza#SPAK#TopChannel

Recommended