Përbërësit: 500 g qiqra 1 degë selino 1 karotë 1 qepë Pancete 20 ml Vaj ulliri hudhër Kripë Rozmarinë
Në tigan kaurdisim me vaj ulliri panceten derisa te behet kërce , shtojmë qepën, selino dhe karotën e copëtuar, e rregullojmë shijen me kripë dhe piper. Shtojmë rozmarinën dhe qiqrat e ziera më parë, shtojmë lëng perimesh dhe e ziejmë 30 minuta. Një pjesë të gjellës e kalojmë në blender dhe e bluajmë që masa të bëhet më kremoze.