Top News - Kosovë, Covid/ 85 raste në klinikën Infektive

  • 4 years ago
Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës aktualisht janë të shtruar 85 pacientë me Covid-19. Autoritetet shëndetësore raportojnë se ?42 raste janë të intubuar në terapi intensive?, ndërsa në repartin e mjekimit intensiv ?janë duke u trajtuar 6 raste në gjendje kritike?.

Shumica e infektimeve të reja të regjistruara një ditë më parë ishin nga Prishtina e Prizreni. Që prej fillimit të pandemisë, në Kosovë janë konfirmuar gjithsej 2,268 raste me koronavirus, e kanë humbur jetën 38 persona. Në Maqedoninë e Veriut sakaq, ka shkaktuar debate hapja e kufijve në një kohë kur vendi ka shtim të rasteve të infeksionit. Ministria maqedonase e shëndetësisë I hodhi poshtë pretendimet se kufijtë janë hapur pa rekomandimin e Komisionit për Sëmundje Infektive. Ministria sqaroi se hapja e kufijve është rekomanduar në mbledhjen e Komisionit në 22 qershorNë vend, dy ditë më parë hyri në fuqi dhe protokolli sipas të cilit hotelet sërish mund të hapin dyert, pas mbylljes së gjatë të kapaciteteve hoteliere prej masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Vendi fqinj ka 251 vdekje nga Covid 19 dhe mbi 5.300 infektime.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kosovo#TopChannel

Recommended