Top News - Klinika infektive/ Kosovë, 65 të shtruar me covid

  • 4 years ago
Klinika Infektive, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka raportuar se të premten në këtë institucion janë të shtruar 79 pacientë, prej tyre 65 të prekur me koronavirus. Prej tyre, pesë pacientë janë në gjendje të rëndë, duke u trajtuar në repartin e mjekimit intensiv, ndërsa 30 raste tjera janë duke u trajtuar me oksigjen dhe përkujdes intensiv. Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë të premten, gjatë raportimit në komisionin parlamentar për shëndetësi, se Klinika Infektive momentalisht ka 125 shtretër dhe gjashtë respiratorë, me mundësi të shtimit sipas nevojës. Ai ka paralajmëruar se ministria që drejton ai, dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK), do të vazhdojnë të përgjigjen ndaj pandemisë, përmes gjurmimit aktiv të rasteve, rritjes të testimeve, izolimit të rasteve pozitive dhe atyre të kontaktit. Mes tjerash, Zemaj ka përmendur edhe blerjen e testeve serologjike, sipas kërkesës së IKSHPK-së. Testet serologjike, janë teste në bazë të të cilave mund të vërtetohet nëse një person e ka pasur koronavirusin. Për dallim nga testet që i ka bërë Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik deri tash me strisho, të hundës ose gojës, testi serologjik bëhet përmes mostrave të gjakut. Në Kosovë, deri më tani janë regjistruar 1,916 persona të prekur nga koronavirusi. Prej tyre, 973 persona janë shëruar, ndërsa 34 pacientë kanë humbur jetën.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kosova#TopChannel

Recommended