Top News - Covid-19 në Kosovë/ 3 viktima, 181 raste të reja

  • 4 years ago
Në Kosove vijon të jetë i lartë numri i rasteve të reja me covid 19, edhe pse autoritetet pohuan se me shifrat e te premtes është shënuar një ulje e lehtë e infektimeve . Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në Kosovë , Naser Ramadani, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 181 raste të reja me COVID-19, pas testimit të 463 mostrave. Me këtë shifër, numri i rasteve të konfirmuara që nga fillimi i pandemisë ka arritur në rreth 9869 mijë persona. Ndërkaq 3 pacintë të konfirmura më herët me covid 19, kanë ndërruar jetë, duke e çuar numrin total të jetëve të humbura që nga fillimi i pandemisë në 303. Kjo shifer e jeteve te humbura është më e ulëta në Kosovë gjatë këtyre ditëve, ku në disa raste ka pasur 15-16 viktima si pasojë e covid 19. Drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani tha gjatë konferencës se ka një rënie optimiste prej 17 % në krahasim me mesataren javore. Ai u ka ka bërë apel qytetarëve që të bëjnë kujdes të shtuar dhe të respektojnë masat për parandalim të shpërndarjes së infektimit, pasi virusi është kudo.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Situata#Kosove#TopChannel

Recommended