KLSH zbret ne Gjykaten e Faktit Tirane - (26 Qershor 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Një grup i Kontrollit të Lartë të Shtetit, ka zbritur sot në Gjykatën e Faktit Tiranë, për të kontrolluar zyrën e përmbarimit. Megjithëse me një urdhër, me firmë të kryetarit të KLSH Mustafa Kërçuku, zyra e përmbarimit në gjykatë, nuk ka pranuar që grupi i përbërë nga dy financier të kontrolloj të gjithë materialet e kërkuara.

Petrit Qarri drejtor i zyrës së përmbarimit në Gjykatën e Faktit të Tiranës me pretendimin, se shkresa në formë urdhri kërkon që grupi të kotrollojë edhe mbi probleme juridike e jo thjesht administrative-financiare, nuk ka lejuar që ky kontroll të marri të gjitha dosjet e kërkuara.

Dy pikat e raport-kontrollit, realizimi i urdhrave të nxjerra nga gjykata për vitin ?98-99 dhe respektimi i afateve ligjore për ekzekutimin e urdhrave, sipas zyrës së përmbarimit nuk mund të bëhen nga nja kontroll administrativ-financiar, por nga Inspektoriati i Drejtësisë. Drejtori i Përmbarimit në Gjykatën e Tiranës, nuk e ka lejuar këtë grup të ushtrojw kontroll sipas udhrit, pasi për aspekte juridike do të njoftohet Drejtoria e Përmbarimit në Ministrinë e Drejtësisë./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/