Presidenti kroat Stipe Mesiç perfundon viziten ne Tirane - (17 Qershor 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

?Jo vetëm Kosova, por edhe Mali i Zi ka zgjedhur rrugën drejt Europës?, ka deklaruar në përfundim të vizitës dy ditore në Shqipëri presidenti kroat Stipe Mesiç. Në këtë mënyrë ai ka paralajmëruar fundin e shpejtë të Jugosllavisë së mbetur, duke u dhënë malazezëve dhe shqiptarëve kosovarë të drejtën për vetëvendosje.

Stipe Mesiç premtoi zgjidhjen e problemit të vizave dhe shtimin e investimeve kroate në Shqipëri në nxjerrjen e naftës, ndërtimin e linjave të tensionit të lartë midis Shqipërisë dhe Maqedonisë si dhe ndërtimin e autostradës transballkanike. I pyetur për trajtimin e serbëve në Kroaci, Mesiç tha, se ata si minoritet gëzojnë standarte të larta.

Gjatë qëndrimit dy ditor në Shqipëri presidenti kroat Mesiç, zhvilloi bisedime me homologun e tij Rexhep Meidani, kryeministrin Ilir Meta, kreun e kuvendit Skënder Gjinushi, si dhe nderoi me një buqet me lule deshmorët e kombit shqiptar./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended