Presidenti kroat Stipe Mesiç ne Tirane - (17 Qershor 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv KLan 2000

Në ditën e dytë të qëndrimit në Shqipëri presidenti kroat Stipe Mesiç ka vendosur një kurorë me lule në memorialin e Dëshmorëve të Kombit ?Nëna Shqipëri?. Më pas në takimin me kryeministrin Ilir Meta është theksuar bashkëpunimi mes dy shteteve ballkanike në kuadër të projekteve të Paktit të Stabilitetit, në energjitikë, telekomunikacion dhe infrastrukturë.

Kompanitë kroate Ina Naftalin, Crosko, Gjeofizika kanë një bashkëpunim konkret me investitorët shqiptarë prej disa vitesh. Në fushën e kërkimit të naftës dhe gazit, 100 milion marka gjermane do të investojnë firmat kroate, për ndërtimin e linjave të tensionit të lartë që lidhin Shqipërinë me Maqedoninë.

Mesiç ka theksuar se biznesi kroat është i interesuar të ketë informacion të saktë në lidhje me tregun dhe tenderimet e ndryshme që zhvillohen në Shqipëri. Pas takimit me kryeministrin Ilir Meta, presidenti kroat Stipe Mesiç është pritur nga kryeparlamentari Skënder Gjinushi dhe nënkryetari i parlamentit Namik Dokle.

Gjinushi e ka njohur presidentin kroat Mesiç, me iniciativën shqiptare për një takim shumëpalësh të kryetarëve të parlamenteve të vendeve të Europës Juglindore të angazhuara në Paktin e Stabilitetit. Kroacia dhe Shqipëria njohin të drejtën e shqiptarëve të vetëvendosin për fatin e tyre, u theksua në këtë takim. Ivestitorët kroat në takim me presidentin Mesiç, kërkuan lehtësira në dhenien e vizave, uljen e taksave doganore dhe funksionimin e linjave ajrore./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended