Top News - Vrasje e prostitucion/ OFL-4 persona do deklarojnë pasurinë

  • 4 years ago
Katër persona me rekorde kriminale do të duhet të deklarojnë pasurinë. Oficerët e Operacionit Forca e Ligjit i kanë dërguar formularin e deklarimit të pasurisë personave të dënuar për vrasje, trafik droge dhe organizatë kriminale. Ne sitene ofl kete marte jane shtetasit Astrit Gjoni, Shaban Zenaj, Petrit Sulejmani dhe Esat Mehmeti.

Astrit Gjoni eshte banues në Divjakë, i dënuar nga Gjykata e Lushnjes per vrasje dhe ne itali për veprat penale ?Pjesëmarrja në organizatë kriminale? dhe ?Shfrytëzim prostitucioni?.
Shtetasi tjeter qe duhet te deklaroje pasurine eshte Shaban Zenaj banues në Fier, I denuar ne Itali, për veprën penale ?Bashkëpunim kriminal, me qëllim trafikimin dhe shitjen e lëndëve narkotike?. Zenaj është arrestuar në 2015 në Vlorë, ndërsa ka qenë i dënuar me 14 vite burg nga gjykata e Milanos.
Ndersa Petrit Sulejmani banues në Fier, eshte i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale ?Trafikimi i narkotikëve, i kryer në bashkëpunim?.
OFl I ka derguar formularin e deklarimit te pasurise edhe Esat Mehmetit, banues në Fier, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë ka caktuar masën e sigurisë ?Arrest në burg?, për kryerjen e veprave penale ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve?, ?Trafikimi i narkotikëve?, ?Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale?, ?Organizata kriminale? dhe ?Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal?.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t?u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t?i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#OFL#TopChannel

Recommended