Top News - 'Jep dorëheqjen'/ Malaj 'kërcënon' Ahmetajn

  • 4 years ago
Arben Malaj i ka kerkuar ministrit per rindertimin Arben Ahmetaj, te jape doreheqjen, duke e shtruar si nje pergjigje dashamirese , qe ish minitri I financave dikur pjese e rradheve te PS, u kishte kthyer disa kolegeve qe e pyesnin per ministrin ne fjale.

I drejtperdrejte ne statusin e tij ne FB, Malaj shkruna se ministri që pretendon të menaxhojë 1.8 miliard borxhe që do të paguhen nga taksapaguesit shqiptarë rezulton të jetë mik me biznesmenë që akuzohen brenda dhe jashtë vendit për skandale korruptive.

?Aq miqësi ka ministri Ahmetaj me këta të akuzuar sa në aksidentin e qershorit 2017 pas udhëtimit për turizëm "kulturor" ne Rumani sipas dëshmimtarëve që i nxorrën nga makina bashkë me të ishin edhe dy të shumë akuzuarit për korrupsion, por lista e plotë e të plagosurve dhe të shtruarve në spitalin e Tetovës nuk u bë publike? shkruan Malaj

?Kur ndonjë kolegu i sugjeron dorëheqjen ata armiqësohen me ju, por kur më vonë ju rezulton më keq ata ankohen se shefat e tyre i kanë keq-përdorur deri në palcë?

Malaj me ironi thote se Ahmetaj, e ka akoma një mundësi t?i shërbejë vetes, familjes dhe vendit të tij - të fitojë statusin e të penduarit - jo thjesht për të shpëtuar vetveten.

Malaj e vijon statusin e tij duke i sugjeruar ministrit qe zoteron shume mire anglishten, t?i referohet rastit e miliaderit amerikan Jeffrey Epstein, që ju shërbeu me "turizem seksual" shumë njerëzve të plotfuqishëm, të cilët e braktisën deri sa ai preferoi "vetëvrasjen".

?Statusi i të penduarit të jep edhe mbrojtje fizike pasi për këdo që ka shërbyer për korrupsion e kapje shteti - vjen një moment që të fortët që e kanë keq përdorur mund ti rrezikojnë edhe jetën? e mbyll statusin e tij Arben Malaj .

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#ArbenMalaj#ArbenAhmetaj#TopChannel

Recommended