Ora News - Dosja "Covid", dezinfektimi në bashkinë Tiranë kontratë pa garë

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Tenderave të dyshimtë në bashkinë e Tiranës nuk i kanë shpëtuar as ato për sigurimin e mjeteve të parandalimit të koronavirusit.

Sipas të dhënave nga Agjencia e Prokurimeve Publike, nga marsi deri në qershor rezulton të jenë zhvilluar 10 procedura të cilat kapin vlerën e rreth 80 milion lekëve.

Shtatë prej tyre janë zhvilluar me negociim, por dhe në dy të tjerat nuk ka pasur konkurim. Në një prej tyre ka pasur vetëm një pjesëmarrës, ndërsa në tjetrin janë skualifikuar të gjithë veç fituesit.

Nuk është vetëm mungesa e konkurencës por edhe ndryshimi i aktivitetit të kompanive fituese në momentin e fundit lë shumë hapësirë për interpretime.

Konkretisht Gentian Horieti rezulton të ketë shtuar jnë objektin e aktiviteteit import-eksport të materialeve dhe pajisje të dezinfektimit si dhe ofrim i shërbimit të dezinfektimit të ambienteve të ndryshme në qershor, ndërsa është shpallur fitues i dy tenderave në muajin maj.

Në të njëjtën ditë Horieti ka nënshkruar dy marrëveshje me negociim, një për blerje të veshjeve speciale dhe një për blerje të mjeteve të punës.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/dosja-covid-dezinfektimi-ne-bashkine-tirane-kontrate-pa-gare

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended