Përbërësit: 1 petë sfoliatë 1 filetë pule 150 g brokoli i zier 150 g djathë gouda 2 lugë parmigiano Kripë Piper E verdhë veze Fara susami
Ziejmë filetën e pulës dhe brokolin, i presim në copa të vogla së bashku me djathin. Vendosim në tavë petën sfoliatë, e mbushim me pulën, brokolin dhe djathrat, e rregullojmë shijen me kripë dhe piper. Presim anët e petës në shirita dhe i mbledhim duke i thurur me njëri ? tjetrin. E lyejmë me të verdhë vezë dhe e spërkasim me fara susami. E pjekim në furrë të parangrohur me 180 gradë për 15-20 minuta derisa të marri ngjyrë të artë. E presim në copa pasi të ftohet pak dhe e shijojmë.