Ora News - ''Bomba'' ekologjike buzë Shkumbinit, ende pa zgjidhje menaxhimi i mbetjeve në Rrogozhinë
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Rrogozhina është një prej bashkive që ka dështuar me menaxhimin e mbetjeve, duke krijuar një bombë ekologjike që ka ndotur ndër vite Shkumbinin. Për këtë pak ditë më parë, Bashkia dhe firma e pastrimit u gjobitën. Por ndërsa bashkia hesht për situatën, përfaqësuesit e PD atje kërkojnë që paratë e taksave paguesve të shkojnë për zgjidhjen e problemit e jo për gjoba!

Këto pamje tregojnë atë që cilësohet masakër mjedisore me mbetjet urbane në Rrogozhinë!

Vendgrumbullimi ndodhet buzë Lumit Shkumbin, ku ndër vite kanë përfunduar pjesa më e madhe e mbetjeve!

Rrjedha e lumit me tej i shtyn dejt Detit Adriatik!

Për këtë situatë bashkia e Rrogozhinës është gjobitur me 2 milion lekë nga IKMT, ndërsa më herët masë administrative është marrë edhe ndaj firmës së pastrimit që derdh mbetjet në lum.

Por gjobat duket se nuk kanë dhënë efekte, pasi gjendja mbetet emergjente!

Bashkia e Rrogozhinës shmang komentet për masat që do të merren, ndërsa përfaqësuesit e opozitës kërkojnë marrjen e masave që paratë e taksa paguesve të shkojnë për menaxhimin e mbetjeve dhe jo për gjoba.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/bomba-ekologjike-buze-shkumbinit-ende-pa-zgjidhje-menaxhimi-i-mbetjeve-ne-rrogozhine

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended