Ora News – Pronat drejt gjykatës me ligjin e ri, 10 mijë dosje ende pa zgjidhje
  • 5 years ago
#oranews #pronat
Agjencia e Trajtimit të Pronave ka deklaruar përfundimnin e afatit të vlerësimit financiar të tokave që kanë pasur një vendim kompensimi.

Por për përfaqësuesin e Pronësi me Drejtësi, Myrshit Vorpsi, procesi është deklaruar i mbyllur pa përfunduar shqyrtimin e dosjeve të mbartuara ndër vite apo ato të rejave që nuk u është njohur e drejta.

Myrshit Vorpsi: Nga viti 2008 deri në 2014 deklarimi i Agjencisë ka qenë përreth 8000 dosje të mbartura dhe të patrajtuara. Këtyre u janë shtuar edhe rreth 7000 dosje si deklarime.

Ndër të tjera, Vorpsi shprehet se fondi i kompesimit të ish-pronarëve do të ulet.

Kjo për shkak se me ligjin e ri, sipërfaqet e shndërruar në troje për shkak të ndryshimit të vijës së bashkive tashmë do të konsiderohen toka bujqësore apo livadhe.

Ndaj dhe pronarëve që kanë përfituar më parë do tu zbritet shuma.

Myrshit Vorpsi: Do të bëhet mbledhja sipas parimit mbledhje-zbritje. Dhe kjo shifër 600 milion euro që është një shifër paraprake, është e sigurt që do të rezultojë me një vlerë 2-fish më të ulët se kjo. Janë prona të pronarëve shqiptarë të 24 mijë vendimeve që po me çmimet e 2015 vlerësoheshin në plot 4.9 miliard euro.

Ai i bëri thirrje ish-pronarëve që ti drejtohen gjykatës për të ankimuar vendimet e dhëna nga Agjensia e Trajtimit të Pronave.

Por Vorpsi sërish thekson se ka një ngërç.

Myrshit Vorpsi: Njoftimi i Agjencisë dhe qeverisë shqiptare është një njoftim i turpshëm por pronarët kanë vetëm një rrugë, të vetmen që u ka mbetur, ti drejtohen gjykatave. Nuk ka zgjidhje tjetër.


Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/pronat-drejt-gjykates-me-ligjin-e-ri-10-mije-dosje-ende-pa-zgjidhje

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended