Ora News - Nëntë familje rome në Lezhë ende pa zgjidhje, disa i kthehen banesave të dëmtuara
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Familjet rome janë rikthyer në banesat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit pasi bashkia e Lezhës i nxori me forcë nga palestra ku ishin prej dy muajsh. Bashkia e Lezhës u ka akorduar bonusin e qirase, por ata nuk kanë arritur të gjejnë shtëpi me qira.

Të nxjerrë me forcë nga bashkia e Lezhës nga palestra ku ishin strehuar për tërmetit të 26 nëntorit, 9 familjet rome të mbetura të pastrehe u rikthyen në shtëpitë e shpallura të rrezikshme për shkak të dëmtimeve.

Thonë se janë të vetëdijshëm për rrezikun që u kanoset, por bashkia sipas tyre nuk u la asnjë zgjidhje tjetër edhe pas protestës.

9 familjet me rreth 40 anëtarë pranojnë se kanë përfituar bonusin e qirasë, por thonë se nuk arritën të gjejnë shtëpi.

Thonë se vlera e vënë në dispozicion është e pamjaftueshme, ndërsa ankohen edhe për diskriminim.

Bashkia e Lezhës nga ana tjetër i qëndron vendimit se këto familje duhet ti gjejnë vetë shtëpitë dhe ti paguajnë me bonusin e akorduar.

Ndërkohë pallati ku strehohen familjet rome është parashikuar të prishet së shpejti për tu rindërtuar me një fond të siguruar nga bashkia e Lezhës.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/nente-familje-rome-ne-lezhe-ende-pa-zgjidhje-disa-i-kthehen-banesave-te-demtuara

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended