Receta në 2 minuta - Pasha qofte

  • 4 years ago
Përbërësit:
500 g mish i grirë
250 g oriz i zier
Kripë
Piper
Nenexhik i thatë
1 vezë
100 g miell
50 g gjalpë
200 g kos ose qumësht
1 limon
Kopër
1.5 lt ujë

Përziejmë në tas mishin me orizin, kripën, piperin, nenexhikun dhe të bardhën e vezës. Formojmë brumin e qofteve dhe i japim formë sferike me madhësi sa një kokërr arre. I vendosim në tigan dhe i kaurdisim disa minuta (ose mund ti zieni në ujë) i heqim nga tigani dhe po aty skuqim me pak gjalpë miellin, shtojmë ujë dhe pak kripë. E përziejmë me tel kuzhine derisa masa të bëhet kremoze, shtojmë qoftet. Në tas rrahim të verdhën e vezës me lëng limoni dhe kos derisa të bëhet një masë. E shtojmë te qoftet dhe e përziejmë me kujdes derisa të marri valë. E shërbejmë me kopër të freskët.