Ora News - Fier, fermerëve po u grabiten mjetet e punës

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Prej tre muajsh fermerët e zonës së Kafarajt në Fier po vidhen në mënyrë masive.

Rasti më i fundit ishte të premten. Ata thonë se ju kanë grabitur shumë mjete bujqësore dhe jo vetëm, mjete të cilat i përdorin për serat e tyre me luleshtrydhe.

Më i prekuri nga ky fenomen është Mondi Hamataj i cili tregon se vetem të premten dëmi i mjeteve te vjedhura shkon në rreth 3 milion lekë të vjetra.

Hamataj: Dëmi llogaritet 3-3.5 mln lekë të vjetra. Për ne janë shumë lekë, është fitimi i të gjithë sezonit. Edhe këtë vit që pretendonim të fitonim 1 mln të paktën, na i mori hajduti.

Por përveç mjeteve të punës si frezë , motor, pompa uji , pompa të spërkatjes shumë fermerëve në këtë zonë i janë vjedhur edhe ilaçet apo pesticidet.

Hamataj: Më kanë vjedhur ilaçet që i hedhim luleshtrydheve. Nuk mund t?i mbajë me vete në shtëpi.

Fërmerët tregojnë se me anë të serave me luleshtrydhe që shkojne deri në 1.8 hektar ata sigurojnë të ardhurat kryesore për familjet e tyre.

Përveç përmbytjeve që kanë ndodhur më parë tashmë edhe fenomeni i vjedhjes po i çon ata drejt falimentimit.

Pranë seravë me luleshtrydhe është edhe stacioni i ujit të furnizon zonat përreth, një objekt vetëm 5 metra larg që ruhet nga roje.

I gjithë fenomeni është denoncuar në polici por fermerët nuk kanë shpresë nese kjo çështje do të zgjidhet.

Ata kërkojnë ndërhyrje emergjente nga shteti pasi vjedhjet e njëpas njëshme po shkaktojnë një dëm të madh ekonomik për fermerët e luleshtrydhes në zonën e Kafaraj.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/fier-fermereve-po-u-grabiten-mjetet-e-punes

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended