Fier/ Protesta kundër OSHEE-së, Baçi: Banorët po vidhen ngado pa mëshirë

  • 4 years ago
Banorët e Povelçës në Fier protestuan sot kundër OSHEE- së për faturat e energjisë pas ndërrimit të matësve të energjisë.


Nga protesta ka folur edhe kryetari i degës së PD së Fierit Luan Baçi.

?Është një abuzim shumë i rëndë me matësit e energjisë elektrike. Matësit janë hequr nga OSHEE pa paralajmërim, janë montuar sahate të rinj dhe u kanë faturuar afrofe energji elektrike në shuma të konsiderueshme lekësh. Kjo është një vjedhje e hapur. Bëhet për të mbuluar deficitet e tyre?, ? u shpreh kreu i degës së PD Fier, Luan Baçi, i cili tha se revoltë për vjedhjet dhe padrejtësitë e shtetit kanë edhe banorët e Hoxharës dhe Darzesës.

?Në Darzezë ka një bojkot nga nxënësit, pasi qeveria u prishi shkollën në mënyrë abuzive, pa dhënë prova se u dëmtua nga tërmeti. Transporti për nxënësit është i pasiguruar?- tha zoti Baçi.

Ish deputeti Luan Baçi denoncoi si selektiv dhe të padrejtë aksionet e tatimorëve 3 ditët e fundit në Fier.

?Janë lëshuar mbi bizneset e qytetit si hordhi, duke i gjobitur në mënyrë selektive, duke i ndarë qytetarët sipas bindjeve partiake apo pjesëmarrjes në protesta, kanë vënë gjoba marramendëse kundër bizneseve që nuk janë në shkelje të ligjit?- u shpreh zoti Baçi.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#LuanBaci#OSHEE#TopChannel

Recommended